Guardiola konfirmon: De Bruyne do të qëndrojë jashtë fushave 4-6 javë

Manchester City humbet Kevin de Bruyne për të paktën 1 muaj për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen më të fundit të skuadrës së Citizens në Premier League. Vetë trajneri Guardiola e pohoi këtë teksa foli për cështjen e dëmtimeve të skuadrës së tij. ‘Ëalker ka marrë një goditje të fortë dhe nuk do të jetë për ndeshjen tjetër-tha Guardiola-De Bruyne, ashtu sic tha edhe doktori, do të jetë jashtë fushave të lojës 4-6 javë . Aguero vazhdon të jetë i izoluar, por Laporte do të kthehet në skuadër

Pep Guardiola  foli edhe për cështjen e Superligës evropiane duke dalë kundër këtij projekti.

‘Nuk mund të humbasim domëthënien e ligave kombëtare-vijoi trajneri I Manchester City-se cfarë do të thotë të luajmë FA Cup apo cfarëdo lige tjetër.Objektivi është që cdo ligë në Evropë të jetë më e fortë, kushedi ndoshta duke reduktuar numrin e skuadrave. Nuk mund të vrasim ligat inferior e as Premier League, ka shumë ndeshje, shumë kompeticione dhe gjithnjë e më pak ditë pushimesh. Lojtarët nuk duan të dëmtohen, por dëmtohen. Kur këkojmë 5 zëvendësime, është për këtë arsye edhe pse nuk I përdorim. Janë shumë ndeshje dhe futbollistët vuajnë’.

Sfidanti.al