PSG, humbje 204 milionë Euro që e detyrojnë të shesë lojtarë në mes të bisedimeve me Neymar e Mbappe

Pandemia coronavirus dhe kriza ekonomike e shkaktuar prej saj ka prekur edhe klubet më të pasur të botës dhe Paris Saint germaini është një prej tyre. Sipas ‘L’Equipe’, klubi parizien ka parashikuar një humbje prej 204 milionë Eurosh për sezonin 2020/21, shifër që është 60% më e lartë se ajo e vitit të kaluar

Kampionët e Frances do të duhet të reduktojnë shpenzimet dhe për këtë arsye ata janë të detyruar të shesin futbollistë. Për më tepër, Paris Saint Germain është përfshirë në bisedimet për rinovimet e Kylian Mbappe dhe Neymar, kështu që duhet parë sesi do të ndikojnë humbjet në këto negociata. Të dy futbollistët kanë me Paris Saint germain kontratë deri në vitin 2022 dhe në janarin e vitit të ardhshëm do të jenë të lirë të nisin bisedimet me cilin klub të duan.

Humbjet prej 204 milionë Euro sigurisht që ndikojnë në planifikimin e skuadrës së PSG për të ardhmen. Fakti që klubi parizien do të jetë I deyruar të shesë lojtartë, mund ta bëjë që ai të heqë dorë nga ndonjë prej emrat më të rëndësishëm. Leonardo e ka thënë qartë se ëndërron rinovimin me Mbappe dhe neymar, por është I ndërgjegjshëm se nuk është e lehtë të mbash përgjithnjë më të mirët e botës. Klubi është në kontakte me tyë dy lojtarët për rinovimin e kontratës, por PSG e ka të qartë se prioritet është qëndrimi i Neymar që mund të kontribuojë në largimin e Mbappe

Ndërkaq, te PSG, Leonardo vazhdon të mbajë në horizont Lionel Messin, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershorin e këtij viti. Por me 204 milionë Euro humbje blerja e një ylli të futbollit apo rinovimi me ata aktualë komplikohet pak më shumë dhe këtë duhet të administrojë Paris Saint Germaini në muajt e ardhshëm.

Sfidanti.al