Federeri është nr.1 dhe unikali raketës: Për herë të 4-t me kurrorë

Tenisti legjendar zviceran, Rozher Federer, që nga e hëna, ndodhet përsëri në pozicionin nr.1 të listës së ATP-së (Shoqtatës së Tenisit Profesionist), të cilin ai e ka mbajtur edhe tri herë më parë, për herë të fundit para mëse pesë vitesh. Në listën më të re të ATP-së, Federeri zbriti nga froni rivalin e tij kryesore, spanjollin Rafael Nadal. Ai ka, tani, 10 105 pikë, ndërkohë që tenisti spanjoll është i dyti me 9 760 pikë. Të dielën e fundit, Federeri, në një mënyrë impresive, mposhti bullgarin Grigor Dimitrov në finalen e turneut të Roterdamit, por, sidoqoftë, pozicionin nr.1 në listën e mësipërme ai e kishte siguruar më parë, pasi u kualifikua në gjysmëfinale të turneut të lartpërmendur të “Serisë 500”.

Kështu, Federeri 36-vjeçar u bë tenisti më i moshur që arrin deri të vendi i parë në botë dhe, që nga 19 shkurti, nisë të rrjedhë java e tij e 303-të në krye të listës së ATP-së. Ky tenist zviceran me origjinë nga Bazeli hipi, për herë të parë, në krye të kësaj liste prestigjioze, më 2 shkurt 2004.

Tani, në vend të dytë, ndodhet Rafael Nadali, në atë të tretë – kroati Marin Ciliç, atë të katërt – Grigor Dimitrovi dhe të pestë – Aleksander Zverev.

Sfidanti.al