Thyhet rekordi botëror në 60 metra, 20 vite i sulmuar pa sukses!

Atletika botërore u bë me një rekord të ri, konkretisht, në garën e shpejtësisë 60 metra në sallat e mbyllura. Kohën më të mirë në këtë disiplinë, gjatë dy dhjetëçarëve të fundit, e përmirësoi Kristian Kolman (21 vjeç) që, në kampionatin kombëtar, në Albukerki të Nju Meksikos, e përshkoi këtë distancë brenda 6,34 sekondash, pesë të qinda më mirë sesa Moris Grini që e kishte vendosur rekordin e vet botëror në Madrid, më 1998.

“Unë hyra në garë që të fitoja. Bëra gjithçka të mundur që ta kisha startin e mirë dhe arrita, ndërsa e ndjeja se do të arrija një kohë mjart të mirë”, vuri në dukje, mbas garës, Kolmani që, duke vendosur rekord të ri botëror, e konfirmoi veten si një yll të ri në garat e shpejtësisë, ndërkohë që, në kampionatin botëror të vitit të kaluar, në Londër, në garën e shpejtësisë 100 metra, ai zuri vendin e 2-të mbas bashkatdhetarit të tij, Xhastin Gatlin, para “rrufesë” xhamajkane, Usain Bolt.

Sfidanti.al