Edhe Euro 2022 e ka një “vdekje” në grup: Gjermania, Franca, Portugalia!

Nuk mund të na shqitet ky togfjalësh. Në çdo turne të madh, botëror apo europian, ka një grup që cilësohet “i vdekjes”, pra më i forti nga të gjithë. Edhe Euro 2022 nuk mbeti prapa, dhe 3 gjigandë do të jenë së bashku, apo “3 gjela në kafaz”. Në grupin F do të ndeshen Gjermania, Franca dhe Portugalia, ndërsa një ekip tjetër do të vijë nga plej ofi. Gjermania është ish-kampionia e botës e vitit 2014, Franca kampione e botës në fuqi, dhe Portugalia kampione e Europës në fuqi.

Në grupet e tjerë pati më shumë qetësi, dhe Italia në A, Belgjika në B apo Anglia në D besohet se do ta kenë të lehtë të zenë vendin e parë. Gjithsesi, “hallet” për Anglinë mund të nisin në turin e dytë, pasi nëse del e para në grup, do të ndeshej me të dytën e grupit F.

Grupi A: Italia, Zvicra, Turqia, Uellsi

Grupi B: Belgjika, Rusia, Danimarka, Finlanda

Grupi C: Ukraina, Holanda, Austria, një ekip nga plej ofi*

Grupi D: Anglia, Kroacia, Çekia, një ekip nga plej ofi**

Grupi E: Spanja, Polonia, Suedia, një ekip nga plej ofi***

Grupi F: Gjermania, Franca, Portugalia, një ekip nga plej ofi*

Plej ofi:

* Islanda, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Gjeorgjia, Bjellorusia, Maqedonia e Veriut ose Kosova

** Skocia, Izraeli, Norvegjia, Serbia

*** Sllovakia, Bosnjë-Hercegovina, Irlanda e Veriut, Irlanda

Sfidanti.al