Dibala nuk ia del, por Juvja i beson Ronaldos për të kaluar Lionin!

Detyra nuk është e pamundur, por është tepër e vështirë. Duhen shënuar 2 gola e nuk duhet pësuar asnjë, në një stadium të zbrazur në Torino, ndaj një kundërshtari që nuk ka fare presion. Juventusi pret Lionin në ndeshjen vendimtare për të shkuar në çerekfinalet e Championsit, dhe lajmi i keq është që Paulo Dibala, lojtari më në formë dhe më i miri i sezonit në Serinë A, nuk do të luajë. Në vend të tij, në formacion Higuain, ndërsa shpresa e madhe mbetet tek Ronaldo. Kristiano është njeriu me më shumë përvojë në situata të tilla, duke u gjendur shpesh përballë eleminimit për t’ia dalë më në fund. Nuk harrohet ajo që bëri vjet ndaj Atletikos, duke shënuar 3 gola pas humbjes 0-2 në Madrid. Edhe CR7 nuk ka qenë në formë maksimale dhe trajneri Sarri deklaroi se “do të flas me të”, por besohet se nuk ka gjë në botë që mund ta ndalojë Ronaldon që të luajë sonte.

Sfidanti.al