Kujt sulmuesi i vlen goli 20 milionë paundë? Aleksis Sançezit, natyrisht!

Për të ishte nje periudhë tmerri, ashtu si edhe për tifozët e Mançester Junajtidit, por edhe për financat e klubit. Aleksis Sançez mund të ketë qenë blerja më e shtrenjtë e gabuar në histori, ndërsa realizoi vetëm 5 gola për “djajtë e kuq”, por fitoi gati 60 milionë paundë stërlina si rrogë. Nga 5 golat, vetëm 3 ishin në Premier Ligë, pra për çdo rrjetë në kampionat, ai ka fituar gati 20 milionë paundë stërlina, ndërsa për çdo prekje të topit ka fituar rreth 29 mijë paundë. Kalimi tek Interi duket se i bëri mirë të dyja palëve, pasi sulmuesi kilen nisi të luante mnirë, ndërsa Junajtid e dha falas, mjaft që të mos i paguante rrogën,

Sfidanti.al