Barcelona provokon Interin me 80 milionë euro për Lautaron!

Përderisa kaluan në sulm, do të thotë se e kanë marrë informacionin e duhur. Barcelona ka besim se Lautaro Martinez mund të jetë lojtari i ardhshëm blaugrana, dhe zëvendësuesi i duhur i Luis Suarezit, që po i afrohet fundit të karrierës. Klubi katalanas ka bërë ofertë prej 80 milionë eurosh për kartonin e tij, shumë që “La Gazeta delo Sport” shkruan se Interit i duket pak. Është e sigurt se kjo është vetëm “gjylja” e parë e lëshuar nga “topi” në “Kamp Nou”. Do të ketë edhe më shumë, por shpresa e Barçës është që të ulë sasinë e parave “kesh” duke propozuar lojtarë. Të tillë mund të jenë Arturo Vidal apo ndonjë tjetër, siç shkruan “El Mundo Deportivo”. Lionel Mesi e ka bërë të qartë se duhet një sulm i madh për të synuar Championsin dhe për të përballuar Realin në La Liga. Nëse nuk arrihet menjëherë Nejmari, për shkak të kostove financiare, një 22-vjeçar argjentinas si Lautaro do të ishte zgjidhja e duhur.

Sfidanti.al