Rangnick nis punën për Milanin e ri, ja lista e blerjeve

Ralf Rangnick po punon që tani për Milanin e ri. Trajneri gjerman që do të jetë edhe në rolin e menaxherit, teksa është në pritje të nënshkrimit të kontratës me kuqezinjtë, i ka idetë e qarta për skuadrën e tij të sezonit 2020/21. Rangnick kërkon që të ketë në ekipin e tij futbollistë që të jenë në gjendje të bashkojnë fantazinë dhe konkretizimin në mesfushë si hungarezin  Szoboszlai nga Salzburgun dhe Mario Goetze të Borussia Dortmund.

Përsa i përket mbrojtjes, emri më i përmendur është ai i Upamecano të Leipzigut, por mesfusgha duket se është reparti që duhet përforcuar më shumë dhe përvec Szoboszlai që ka karakteristika të ngjashme me Milinkovic Savic, Rangnick po mendon të sjellë në Milanello edhe Mandragora.

Ndërsa për një pozicion më të avancuar, po flitet për Mario Gotzen, autori i golit që i dha titullin e katërt botëror Gjermanisë në 2014. Po kështu nuk është mister interesi i Milanit edhe për lojtarë të tjerë si Jovic nga Real Madrid dhe Dani Olmo nga Leipzigu.

Ajo që mbetet për t’u vlerësuar është e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic si përsa i përket vullnetit të vetë suedezit ashtu edhe për dëshirën e trajnerit të ri.

Sfidanti.al