Gjermani, pas videos shokuese, Kalou kërkon ndjesë: Shtrëngimi i duarve? Kishim kryer testet

Salomon Kalou u vu në qendër të polemikave në orët e fundit në Gjermani teksa në rrjetet sociale publikoi një video ku ai shtrëngonte duart me shokët e skuadrës dhe i filmonte ata teksa kryenin testin për coronavirusin duke qeshur e tallur. Hertha e Berlinit e pezulloi futbollistin për këtë gjest të tij me Kalou që duket se u pendua  dhe kërkoi ndjesë.

‘Nuk duhej të kisha realizuar videon, ishte mungesë respekti dhe unë kërkoj  një ndjesë të sinqertë për këtë-tha futbollisti nga Bregu i Fildishtë për revistën gjermane ‘Kicker’-që kur kemi hyrë në karantinë, jemi testuar cdo javë për virusin dhe nuk kemi pasur raste të tjera me virus, përse nuk duhet të shtrëngojmë duart?’.

Kalou deshi të nënvizojë se gjithnjë ka qenë i impenjuar  për të ndekur direktivat e autoriteteve shëndetësore.

‘Më vjen keq që krijova përshtypjen  se nuk e kisha marrë seriozisht coronavirusin-vijoi Kalou-përkundrazi, jam i shqetësuar në mënyrë të vecantë për njerëzit në Afrikë. Nuk e mendova këtë, isha i lumtur që kishim dalë negativë në teste. Kërkoj ndjesë edhe ndaj atyre që xhirova në video, nuk e dinin që ishin live. Nuk dal rrugëve dhe nuk shtrëngoj  duart me njerëzit.Mbaj maskë kur bëj pazarin, ashtu si gjithë të tjerët. Nuk kam qenë kurrë një person që mendon vetëm për veten e tij’.

Sfidanti.al