Juventus-Inter; kur 5 maji shkakton ‘luftë’ në rrjetet sociale

Data 5 maj vazhdon të ndajë popullin bardhezi dhe atë zikaltër. Për Juventusin kjo datë do të mbetet përgjitjnjë dita e Titullit të 26 kampion të Italisë që u arrit falë fitores së Udineses dhe njëkohësisht humbjes së Interit ndaj Lazios në javën e fundit të kampionatit në një nga përmbysjet më të bujshme në historinë e Serisë A.

Ndërsa për Interin, kjo datë përfaqëson ditën e fitimit të Kupës së Italisë në 2010 , shkalla e parë  në ngjitjen drejt Tripletës së famshme që mbetet një sukses që edhe sot e kësaj dite askush në Itali nuk e ka përsëritur

Kur kanë kaluar 18 vjet nga episotdi i parë, tifozër vazhdojnë të ngacmojnë njëri tjetrin teksa ‘përplasjet’ shënuan një episode të ri. Vetë Juventus publikoi një video përmbledhëse të festimeve në pasditen e 5 majit 2002 me protagonistë Del pieron, Conten e të tjerë, një postim që gjeti përgjigjen e menjëhershme nga Materazzi.

Ish mbrojtësi, flamuri i Interit postoi foto nga finalja e Kupës së Italisë duke kujtuar: ‘Agimi I Tripletës sonë, mbrëmja që nuk ka mbaruar ende në makthin tuaj më të keq-shkruante Materazzi në postimin e tij në Twitter.

Sfidanti.al