Koncepti është i qartë: ‘Kampionati nuk duhet të nisë’. Ky është mesazhi që i dhanë tifozët e Romës klubit berdhekuq dhe futbollit në përgjithësi, sigurisht sipas mënyrës së tyre. Me Italinë në gjendje emergjente, sipas tyre, rifillimi i Serisë A duhet të jetë i fundit në mendimet e autoriteteve. Nëpër kryeqytetin italian janë shfaqur disa parrulla ku shfaqet një lloj vuajtje e tifozëve të Romës kundrejt botës së futbollit por edhe mosaprovimi i tyre për rinisjen e Serie A.
Kështu në një parrullë lexohej: ‘Nuk jemi bashkëpunëtorë në interesat tuaja, një shkelmim i topit nuk fshin humbjet e jetëve. Ky është mentaliteti ynë…loja mbaron këtu’. Ndërsa në një tjetër theksohet: ‘Me vendin në këtë gjendje, jemi kundër rifillimit të kampionatit’, për të kaluar më pas te parrulla e radhës: ‘Kush vdes, kush vuan… e kush përfiton. Të ndalet kampionati!’ e më pas te: ‘Italia në emergjencë shëndetësore e social…ky kampionat duhet ndalur!’.
Sfidanti.al