Adnan Januzaj shpreson të gjejë strehë në Francë, tek Lioni

Vlerësimi i tij ishte ai i një talenti të madh. Mançester Junajtid pati shpresë, pasi Sër Aleks Ferguson dhe Dejvid Mojes besuan tek Adnan Januzaj. Futbollisti me origjinë shqiptare nga Kosova nuk është në planet e Zhoze Murinjos, ndërsa për momentin është i huazuar tek Sandërlendi, po në Premier Ligë. Aventurat e tij kaluan nga “Old Trafordi”, në Gjermani tek Dortmundi dhe tani sërish në Angli, ndërsa kandidati i radhës për ta marrë është Lioni në Ligën e parë franceze.

Lioni kërkon edhe Memfis Depain, që mund të lejohet nga Junajtid nëse paguhen 15 milionë stërlina. Problemi i vetëm për francezët është nëse mund të arrijnë të paguajnë rrogat e lojtarëve që shkojnë në 100 000 stërlina në javë për secilin.

Sfidanti.al