Shpendi i paprekshëm, Cesena planifikon rinovimin

Kristian Shpendi pritet të jetë një nga shtyllat e Çezenës edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë në qendër të projektit të klubit italian, pavarësisht interesimit të disa skuadrave në merkato. Drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 22-vjeçari dhe kanë nisur lëvizjet për t’i siguruar rinovimin e kontratës, ndërsa emri i tij vazhdon të qarkullojë në treg.