Kristjan Asllani do të udhëtojë me Interin për fazën përgatitore në Gjermani. “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se pavarësisht kësaj, do të largohet në momentin kur të mbërrijë oferta e duhur. Deri tani asgjë nuk ka kënaqur Interin. Ndaj dhe Asllani do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të zhvillimeve të reja.

