Presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, i ka mohuar kategorikisht thashethemet se Mohamed Salah është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me klubin turk: ”Nuk kemi asnjë marrëveshje me Mohamed Salah. E di që të gjithë po flasin për këtë, por thjesht nuk është e vërtetë”.
Pronari i klubit turk më pas sulmoi drejtpërdrejt gazetarin që raportoi thashethemin: “Ajo që shkroi Yagiz Sabunkoglu për transferimin e mundshëm të lojtarit është një trillim i pabazë.”

