Kukësi ankohet pas Laçit se fusha i ngjasonte një proteste të dëshpëruar! Thumbime të tjera.

Pero Pejiç ( sulmues i Kukësit): “  Sikur Laçi të luante me të gjithë me atë stil protestues si me ne, nuk do të ishte duke vuajtur në klasifkim”

Bledar Sinella ( trajner i Laçit): “  Thonë se në Angli nuk ka diferenca ndaj edhe një ekip i kategorisë së pestë kualifikohet në Kupë. Po tek ne si janë diferencat? E kuptuat për 90 minuta se cili ishte kryesuesi dhe cili ishte…i parafundit”

Renato Malota ( futbollist i Partizanit): “ Edhe nëse nuk do ta kisha bërë unë golin në Derbi, një mbrojtës tjetër do ta kishte radhën dhe ai do të ishte..Krasniqi”

Gash Magani ( trajner i Teutës): “ Goli jonë në fund të ndeshjes në Vlorë ishte një kapak i artë, le të thonë vlonjatët se nuk meritonim këtë perlë”

Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “  Jemi vetëm në këtë kampionat dhe nuk  duhet të qahemi , por më habiti loja bujare e Lufëtarit në Korçë. Vlen të luash bukur  duke harruar portën..”

Farruk Sejdini ( ish-trajner futbolli): “  Ky do të jetë kampionati i arbitrave sepse çdo javë po bëjnë spektakël me vendimet e tyre , duke dalë dhe u futur në rregullorene futbollit sa herë t’u dojë qejfi..”

Genti Muça ( futbollist i Tiranës): “ Kisha veshur uniformën e tifozëve fanatiksa që mungonin në Derbi, por nëtë tilla ndeshje peshon më shumë ..uniforma e arbitrit”