–Përse në FSHF e kanë përjetuar me frikë dhe me dorë në zemër udhëtimin e presidentit Duka në Malin e Zi, Kroaci apo qoftë edhe në Gjiblatar për të mbledhur vota për në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s?
– Sepse kanë 2 muaj që nuk marrin rrogat dhe urojnë Zotin që udhëtimi i shefit për të mbledhur vota në Europë të ketë qënë me sa më pak shpenzime…
–Përse donator i Tiranës, Halili fill pas humbjes së radhës në derbi me Partizanin ka thënë se nuk do të largohet nga klubi pa fituar një herë me Partizanin?
–Sepse, siç duken bathët, edhe Partizani do të kujdeset që donator Halili të qëndrojë gjatë në fronin bardheblu…
–Përse bëri kaq bujë rasti i penalltisë së Jeminit që u dha me zemër nga arbitri i FIFA-s tek Flamurtari-Teuta, dhe vendimi i tij, çuditërisht, u anullua nga një anësor “ i panjohur” Nertil Bregu, i cili pushtoi edhe fushën..?
–Sepse,siç thotë edhe vetë Jemini, në momente çiltërsie, kur më shikoni që gaboi jashtë orbitës sime, mos kujtoni se jam unë…por ai tjetri!
– Përse Tirana pas humbjes me Partizanin ka thirrur me të madhe se humbjen ua shkaktoi arbitri Meta më shumë se rivali i tyre?
–Sepse meqe shefat bekuan kualifikimin e Tiranës në Kupë , u lejohet ta tradhëtojnë në kampionat, edhe pse Tirana e di fort mirë se kjo nuk është punë..arbitrash!
–Përse trajneri Starova ka bërë një analizë të helmatisur për ndeshjen e Luftëtarit në Korçë, duke thënë se shkoi të humbiste ashtu siç luajti?
–Sepse,sipas “Bobit”, gjirokastritët duhet të tregoheshin më kurnacë në lojën sulmuese, kur kishin 4 mungesa dhe u bënë me 5 kur u dëmtua edhe protagonist Bregu..
-Përse trajneri i Laçit, Sinella pas barazimit me Kukësin ka bërë edhe ai “golin” e vet duke thënë se po të shikoje lojën nuk kuptohej cili ekip ishte i pari dhe cili i parafundit?
–Sepse nuk thotë dot se Laçi nuk luan me të gjithë njëlloj edhe pse në këtë sezon halli i tij e menderos hallin e të tjerëve..