Probleme të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes “Hermoso” duhet të mbrohet nga akuzat e rënda. I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve
Pique i hapur për të marrë presidencën e Barcelonës
Gerard Pique mund të sfidojë për presidencën e Barcelonës në të ardhmen, dhe kjo është diçka që sigurisht i intereson legjendës së klubit, i cili aktualisht zotëron skuadrën e FC Andorra. Duke folur për Sky Sports, Pique zbuloi se ai është i hapur për të marrë postin e presidentit të Barcelonës në të ardhmen, megjithëse nuk
“Lojtari më i persekutuar”, Ancelotti: E godasin me shkelma gjithë kohën!
Trajneri Carlo Ancelotti kërkon më shumë mbrojtje për futbollistin e tij, Vinicius Junior. Tekniku italian theksoi para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Celta Vigos se braziliani është lojtari më i persekutuar në fushë ndërsa shtoi se sa herë ai bën diçka, të gjithë kërkojnë ta ndëshkojnë me të kuq. “Nuk kam parë kurrë një
Laporta premton Barcelonën e madhe
Joan Laporta është optimist për të ardhmen e Barcelonës. Champions League është objektivi i madh i klubit katalanas, që suksesin e fundit në turneun e më të fortëve e ka regjistruar në vitin 2015. “Ne gjithmonë kemi zgjedhur talentin që në moshë shumë të re. Përkushtimi për formimin e klubit tonë është unik në botë.
Barcelona “fshin” Dani Alves
Dani Alves nuk është më një legjendë e Barcelonës. Klubi blaugrana nuk dëshiron ta njollosë imazhin me një ish-lojtar të dënuar për përdhunim edhe pse ai ka qenë një nga emrat më të fortë të skuadrës gjatë dekarave të fundit duke fituar gjithçka të mundshme. Pas vendimit të shkallës së parë për ta mbyllur pas
Dëshmitari tregon momentet pas abuzimit të Dani Alves
Në ditën e dytë të gjyqit kundër Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Sutton, një klub nate në Barcelonë, një nga punonjësit e institucionit pretendoi se e kishte parë brazilianin “duke vepruar në një mënyrë të pazakontë”. Në seancën e parë gjyqësore u dha dëshmia kushërirës së viktimës dhe e
Xavi zyrtarizon largimin në fund të sezonit
Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Ka qenë vet trajneri i katalanasve që ka njoftuar gjithçka, nga konferenca për shtyp pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit. “Njoftoj se nga data 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner. Tani kam folur me Dekon dhe Laportën. Situata meriton një ndryshim drejtimi”, tha Xavi.
Xavi beson ende te titulli kampion
Trajneri i ekipit të futbollit Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë të shtunën se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub. Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë
Hetim i ri për Nasser al-Khelaifi
Prokuroria e Parisit, siç raportohet në edicionin e sotëm të El Mondo Deportivo, ka hapur një hetim kundër presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, për “krime” të mundshme në lidhje me punën e padeklaruar dhe shfrytëzimin pas ankesës së Hicham Karmoussi, i cili paraqiti një ankesë marsin e kaluar. Pas ankesës, presidenti i Paris Saint
Pique i rikthehet futbollit, por tani si trajner
Gerard Pique ka njoftuar rikthimin e tij në botën e futbollit 432 ditë pasi tha se po largohej. Ai nuk do të luajë më si lojtar aktiv, por do ta drejtoj ekipin nga pankina. “Është një vit i ri dhe pasi e kam menduar mirë, kam vendosur të rikthehem në futboll. Më mungon shumë. Këtë