Probleme të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes “Hermoso” duhet të mbrohet nga akuzat e rënda. I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend. Akuza që dalin nga hetimi, në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit të Federatës së Futbollit, Juan Rubiales.
Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-presidentin dolën “komisione jashtëkontraktore”, të cilat, lexojmë në urdhër, “nënkuptojnë marrjen e tokës në vendin arab, menaxhimi i së cilës kuptohet se është i lidhur me menaxhimin e hotelit”. Deri më tani janë bërë 7 arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim. Garda Civile tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të “Associated Press”, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane.
sfidanti.al