Spanja po përgatitet për Europianin, teksa gjendet në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë. Spanjollët pësuan disfatë ndaj Kolumbisë në miqësore, sakaq synojnë të ndryshojnë fytyrë ndaj Brazilit. Në një intervistë të dhënë, trajneri i iberikëve, De La Fuente nuk hezitoi të fliste për rivalët e Euro 2024. “Spanja, mes ekipeve pretendente në Euro 2024. E dimë që kemi një grup të vështirë me Italinë e Kroacinë, por të mos harrojmë Shqipërinë që nga kualifikueset erdhi si e para e grupit, me një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë shumë të mirë, edhe pse për publikun në përgjithësi mund të jetë e panjohur” – tha De La Fuente.
sfidanti.al