Trajneri Carlo Ancelotti kërkon më shumë mbrojtje për futbollistin e tij, Vinicius Junior. Tekniku italian theksoi para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Celta Vigos se braziliani është lojtari më i persekutuar në fushë ndërsa shtoi se sa herë ai bën diçka, të gjithë kërkojnë ta ndëshkojnë me të kuq.
“Nuk kam parë kurrë një lojtar më të persekutuar se Vinicius Junior. Unë nuk fal dhe nuk harroj, e mbaj mend shumë mirë që njëherë e goditën me shkelm në kokë, asgjë nuk ndodhi. Nuk e kuptoj këtë. Ndërkohë, nga ana tjetër sa herë Vinicius bën diçka, të gjithë ngrihen në këmbë dhe kërkojnë karton të kuq”, u shpreh Ancelotti. Edhe në këtë sezon, Vinicius është lojtari kryesor në organikën e “Los Blancos” me 23-vjeçarin që në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Real Madrid, ka shënuar 15 gola si dhe ka asistuar në shtatë raste.
sfidanti.al