Barcelona “fshin” Dani Alves

Dani Alves nuk është më një legjendë e Barcelonës. Klubi blaugrana nuk dëshiron ta njollosë imazhin me një ish-lojtar të dënuar për përdhunim edhe pse ai ka qenë një nga emrat më të fortë të skuadrës gjatë dekarave të fundit duke fituar gjithçka të mundshme.  Pas vendimit të shkallës së parë për ta mbyllur pas hekurave për 4 vite e gjysmë, Barcelona i heq statusin e legjendës së klubit. Një vendim i dhimbshëm dhe radikal por sipas klubit të madh spanjoll, i nevojshëm pasi Barcelona është përtej emrave dhe Dani Alves nuk duhet ta përfaqësojë në asnjë rrethanë. Me fanellën e skuadrës katalanase braziliani ka fituar gjithçka në 408 ndeshje të luajtura. Ai ka triumfuar në tre finale të Champions League por që prej janarit të vitit të kaluar ndodhet në burg për përdhunimin e një 23 vjecareje në një klub të qytetit.

sfidanti.al