Pique i rikthehet futbollit, por tani si trajner

Gerard Pique ka njoftuar rikthimin e tij në botën e futbollit 432 ditë pasi tha se po largohej. Ai nuk do të luajë më si lojtar aktiv, por do ta drejtoj ekipin nga pankina. “Është një vit i ri dhe pasi e kam menduar mirë, kam vendosur të rikthehem në futboll. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar. Do të jetë si trajner. Do të ndaj më shumë detaje në fund të javës”, ka thënë Pique. Nuk dihet ende nëse Pique do të fokusohet në stolat e futbollit profesionist apo ky vendim do të lidhet me Ligën e Mbretërve. Legjenda spanjolle luajti 616 ndeshje si lojtar i Barçës për klubin e jetës së tij me të cilin shënoi 53 gola dhe dha 13 asiste, i dha fund karrierës në fushë më shumë se një vit më parë.

sfidanti.al