Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry ka zbuluar se ka pasur probleme me shëndetin mendor gjatë karrierës së tij si lojtar. Ish-ylli i futbollit evropian dhe botëror, i cili gjithashtu luajti për Monacon, Juventusin, Barcelonën dhe NY Red Bulls, shtoi se beson se ka luftuar me depresionin që nga lindja. “Unë mendoj se kam luftuar me depresionin që nga lindja. A e dija për të? Jo. A bëra ndonjë gjë për të? Jo. Unë thjesht u përshtata me të në një farë mënyre”, deklaroi ai dhe theksoi se ishte veçanërisht e vështirë për atë si trajner i Montrealit gjatë pandemisë së coronavirusit”.
“Isha i izoluar. Gjëja vërtet e vështirë ishte se nuk munda t’i shihja fëmijët e mi për një vit. Kam qarë. Nuk e dija pse po qaja, por qava për një kohë të gjatë”. Henry shtoi se që nga hera e parë që hyri në fushë, ai punoi pa pushim dhe nuk u ndal kurrë dhe shikoi se çfarë kishte bërë. Dëgjonte vetëm kritika, kurrë lavdërime për të gjitha të mirat që bëri. Kur mundi të ndalonte për herë të parë në jetën e tij, gjatë pandemisë që e mbylli në Kanada, ai kuptoi se mund të luftonte me depresionin.
sfidanti.al