Xhoshua-Povetkin, lufta anglo-ruse hyn në ringun profesionist

Nuk është ekzaktësisht një luftë Mbretëri e Bashkuar-Rusi, jo Tereza Mej-Vladimir Putin, por është një sfidë mes një boksieri anglez dhe një rusi. Entoni Xhoshua, kampioni i botës në me katër breza të artë, do të ndeshet sonte rreth orës 23:30-00:00 me Aleksandër Povetkinin, në stadiumin “Uembli” të Londrës, në prani të rreth 80 000 spektatorëve.

Favorit është i zoti i shtëpisë, kampion i katërfishtë i botës, sidomos pas sukseseve ndaj Vladimir Kliçkos dhe Xhozef Parkerit, ndërsa edhe mosha është në anën e tij. Xhoshua ka 28 vjeç, ndërsa Povetkin 39, por gjithsesi rusi mbetet një boksier i ashpër, me një të majtë shumë të fortë.

Xhoshua ka 21 ndeshje dhe 21 fitore në karrierë, me 20 nokaute. Povetkin ka 35 ndeshje dhe 34 fitore në karrierë, me 24 nokaute. Peshat e rënda në boksin profesionist janë bërë shumë interesante së fundmi, me kthimin e anglezit tjetër, Tajson Fjurit dhe me amerikanin e fortë, Diontej Uajlder, por gjithsesi, për momentin “mbreti” quhet Entoni Xhoshua.

Sfidanti.al