Interi jep 6,5 milionë euro, kurse gruaja do 8 milionë euro!

Interi po punon për një kontratë të re me Mauro Ikardin dhe ka ndërmend që ta mbajë atë në Milano, njofton media italiane, sipas së cilës, momentalisht, klubi po bisedon me bashkëshorten e lojtarit të mësipërm, Vanda Nara, qëështë edhe agjentja e Ikardi. Kontrata e tanishme e futbollistit mbaron më 2021, ndërkohë që përpjekjet e mëparshme për vazhdimin e kontratës kanë dështuar.
Interi synon që t’ia vazhdojë atij kontratën deri më 2023 dhe ta rrisë vlerën e zhdëmtimit deri në 130 milionë euro. Në të njëjtën kohë, të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për pagën që do të marrë Ikardi në të ardhmen. Interi ofron 6,5 milionë euro në vit, kurse Vanda konsideron se burri i saj meriton 8 milionë euro në vit!
Sfidanti.al