Edhe Shukeri nën hetim,presidentët shesin bileta në tregun e zi?!

Prokuroria e përgjithshme e Kroacisë, mbas një denoncimi anonim, ka nisur një proces hetimor kundër presidentit të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker. Kjo prokurori me autorizimin dhe ndihmën e policisë së Zagrebit hyri në mjediset e federatës së mërsipërme, me dyshimin se që atje e ka zanafillën shitja në tregun e zi të biletave për ndeshje të Botërorit të Rusisë.
Bëhet fjalë për 700 bileta që i ishin të destinuara për federatën në fjalë për ndeshjen finale të kampionatit botëror, por që përfunduan gjetkë! Një njoftim i fundit i FIFA-s thotë se, momentalisht, po mblidhen informacionet përkatës dhe, në të ardhmen e aftërt, “shtëpia” botërore e futbollit do të prononcohet publikisht lidhur me rastin e pretenduar.
“Tani për tani, ne nuk mund të japim asnjë informacion, pasi ne po mbledhim provat përkatëse. Kur ta kompletojmë të gjithë rastin, ne do të organizojmë një konferencë shtypi. Sipas nesh, shitja e paligjshme e biletave, pra nxjerrja e tyre në qarkullim në tregun e zi përbën një shkelje të rëndë. FIFA asnjëherë nuk do të lejojë që shkelje të tilla të kalojnë pa u dënuar”, i deklaroi medias një funksionar i lartë i FIFA-s.
Sfidanti.al