Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo, nisi sezonin e tij të ri në Ligën e Kampioneve, por që në ndeshjen e parë me Juventusin në këtë ligë kundër Valencias, ai moi kartonin të kuq mbas një incidenti me futbollistin kundërshtar, Muriljo. Dikush i dha të drejtën gjyqtarit Feliks Brih që i nxori asit juventin kartonin e kuq, por nuk janë të paktë ata që thonë se Ronaldo nuk e meritonte që të dilte jashtë nga fusha me të kuqe.
Dihet që ndikimi i Ronaldos në fushë, sidomos te gjyqtarët është i madh, saqë në shumë raste i ka vënë ata në vështirësi, por, sidoqoftë, arbitri Brih, pa asnjë mëdyshje, i tregoi futbollistit portugez kartonin e kuq, sepse ai e tërhoqi nga flokët Muriljon.
Ekspertët thonë se, deri tani, Ronaldos nuk i është treguar kartoni i kuq në të paktën 20 raste, kur ai ka vepruar, pak a shumë, në mënyrë të ngjashme, ndërkohë që ai e ka merituar kartonin e kuq.
Sfidanti.al