Tramp dhe Xhejms; kur ‘armiqesia’ shfaqet në rrjetet sociale

Donald Tramp prej kohësh është përfshirë në një luftë të hapur me ysportistët amerikane madje fyerjet e kreut të shtetit më të fuqishëm të botës nuk kanë munguar. E gjithë kjo ‘luftë’ mes sportistëve të NBA apo NFL dhe Shefit të Shtëpisë së Bardhë është sfaqur edhe në rrjetet sociale ku nuk janë të paktë ata që e kanë kritikuar me forcë presidentin  amerikan.

Një prej momenteve ku shfaqet ky tension mes palëve është momenti kur Golden Stejt vendosi veton dhe refuzoi vizitën tradicionale që një skuadër kampione bën në Shtëpinë e Bardhë, me Donald Tramp që ‘vari turinjtë’ duke shfryrë pakënaqësine e tij në Tëitter

‘Të shkosh në shtëpinë e Bardhë konsiderohet një nder i madh për një skuadër kampione-komentoi Tramp në Tëitter-Kërro po heziton , kështu që ftesa për të tërhiqet’.

Por dikush iu kundërpërgjigj me forcë dhe ai ishte LeBron Xhejms që e shënoi emrin në listën e armiqve të presidentit amerikan.

‘Ti fundërrinë. Stiven Kërri e kishte thënë më parë që nuk do vinte në Shtëpinë e Bardhë, kështu që nuk ekziston asnjë ftesë. Vizita në Shtëpinë e Bardhë ishte një nder i madh deri në momentin kur në të hyre ti’-shkruante ‘Mbreti’ i Klivlend Kavaliers në postimin e tij.

ishte pikërisht ky postim i Xhejms më popullori në Tëittër duke qenë se ai u shpërnda plot 661 mijë herë. Një statistikë që u zbulua nga studimi i këtij rrjeti social që për më te[ër e rendit atë soi postimin e 7 më popullor në botë përsa u përket ngjarjeve nga të gjitha fushat.

sfidanti.al