Ljuis Hamilton dhe rinovimi me Mercedes; pritet para nisjes së botërorit

Ljuis Hamilton javët e fundit ka qenë protagonist i lajmeve të ndryshme për shkak të aktivizimit të pakët në rrjetet sociale dhe për zërat rreth të ardhmes së tij te mercedes. Piloti britanik, 4 herë kampion i botës ka me Mercedes një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ende nuk e ka rinovuar atë. Por përpara se skuderia gjermane të bënte prezantimin e makinës së re Ë09 u dha fund njëherë e mirë zërave spekulative dujke lënë të kuptohet se firma në kontratën e re do të hidhet shumë shpejt

‘Toto Volf është i ndërgjegjshëm se unë e di që nuk ka skuadër më të mirë se Mercedes dhe se skuadra nuk do të kërkojë asnjë pilot tjetër. Shpresoj që përpara Cmimit të Madh të Australisë kjo çështje të jetë zgjidhur përfundimisht-tha Hamilton.

Sezonin e kaluar u spekulua shumë se karriera e Hamilton në Formula 1 po shkonte drejt mbylljes edhe për shkak të moshës, por britaniku theksoi se ndihet shumë i ri edhe pse është 33 vjeç. ‘E ndjej veten shumë të ri edhe pse jam një ndër pilotët më të vjetër në moshë në Formula 1-vijoi Hamilton-për këtë arsye dëshira ime për të fituar titullin e pestë Botëror është shumë e madhe.

sfidanti.al