Ditë pushimesh në NBA, Pau Gasol i kaloi me të dashurën Kethrin

Pau Gasol i shfrytëzoi mjaft mirë ditët e pushimit në NBA që u krijuan me rastin e ndeshjes All Star game. basketbollisti spanjoll i San Antonio Sours dhe e dashura e tij Kethrin MekDonel ishin së bashku me 38 vjecarin që postoi në rrjetet sociale disa nga momentet romantike mes tyre.

‘Ditë fantastike!!! Rifitova Energjitë dhe jam gati të përballoj pjesën tjetër të sezonit-shkruan Pau gason në Instagram-për më tepër mundëm të shohim balenat nga shumë afër #jetaështëemrekullueshme

Por kush është Kethrin Mekdonell që ka rrëmbyer zemrën e Gasol? Kethrin që njihet me emrin Ket është 28 vjeç dhe ka studiuar  në Universitetin e Kalifornisë së Jugut për Komunikacion dhe Biznes madje u diplomua me notat maksimale. Teza e diplomës së saj u bazua pikërisht te aplikacionet e reja të iPhone.

Pas përfundimit të studimeve ajo nisi të plotësojë kurrikulumin e saj që është vërtet për t’u admiruar. Ket e nisi të punojë në sektorin e marrëdhënieve me publikun për disa kompani për të bërë më pas rolin e gazetares sportive për rrjetet televvizive ABC neës dhe FOX. pas një periudhe kohe si redaktore, ajo u bë menaxhere e një zinxhiri restorantesh të quajtur  Innovative Dining Group dhe që nga  vera e vitit  2014 është në pozicionin e zëvendëspresidentet të kompanisë Guggenheim Partners, e specializuar në sektorin financiar

sfidanti.al