Xabi Alonso ka vetëm dy muaj që është në drejtimin e Real Madridit, por të preferuarit e tij në klub dihen tashmë, sipas “Marca”. Janë shtatë lojtarë që kanë impresionuar trajnerin spanjoll dhe ndihet me fat që i ka në skuadër. Thibaut Courtois, Dean Huijsen, Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde, Arda Guler dhe Vinicius. Trajneri është anuar nga lojtarët e lartpërmendur për shkak të ritmit të tyre të jashtëzakonshëm të punës dhe kuptimit të taktikave të tij. Lista e favoritëve të Alonsos do të vazhdojë të ndryshojë me përparimin e sezonit, varësisht nga mënyra se si lojtarët reagojnë dhe performojnë në stërvitje dhe ndeshje. Megjithatë, ndryshe nga rasti me Carlo Ancelottin, Xabi Alonso do ta bëjë shumë rotacion në ekipin e tij, që do të thotë se të gjithë do të kenë një shans, me kusht që të punojnë shumë.
sfidanti.al