Tensionet në futboll ndonjëherë tejkalojnë cdo limit, por në Argjentinë është arritur deri në çmenduri pasi në mes janë edhe armët. Incidenti i radhës ka ndodhur në klubin Escuela Presidente Roca de Córdoba në Turneun Federal C kur një prej futbollistëve i drejtoi armën trajnerit dhe e kërcënoi se do të vriste atë e do të dëmtonte klubin nëse ai nuk e përfshinte në formacionin bazë të skuadrës në vend të një futbollisti tjetër
Sipas presidentit të Ligës Kordobeze të Futbollit, Emeterio Farias, trajneri Kristian Neira dha menjëherë dorëheqjen pas këtij veprimi të futbollistit identiteti i të cilit është Sezar pagano
‘Jam i lidhur me këtë Ligë prej 45 vitesh dhe asnjëherë nuk më kishte ndodhur dicka e tillë-kishte thënë Farias i cili shtoi se e ka denoncuar rastin në polici. Reagimi i autoriteteve ishte i menjëhershëm që dërguan forca policore në ambientet e klubit.
Farias deklaroi gjithashtu se kjo histori nuk duhet të kalojë lehtë dhe se autori i këtij kërcënimi duhet të vihet para drejtësisë. Farias tha se nuk ishte në dijeni nëse ka precedentë, por kujtoi se në të kaluarën Pagani dërgoi një mikun e tij që të kërcenojë dikë tjetër në klub
sfidanti.al