Lista e re e ATP-së mbas Uimbëlldonit,por Marrej s’tundet nga altari

Britaniku Endi Marei mbeti në vendin e parë të listës së Shoqatës së Tenisit Profesionist (ATP), por nuk ka më 9390 pikë, por 7750, pasi nuk e mbrojti dot titullin. Novak Gjokoviçi mbeti në vendin e 4-t, ndërsa Roxher Federeri që triumoi në Uimbëlldon, u ngjit në vendin e 3-të, kurse Rafael Nadali – në atë të 2-tin. Lista e ATP-së për pesë vendet e para është si më poshtë:

  • Endi Marei –  7750 pikë
  • Rafael Nadal –  7465 pikë
  • Rozher Federer –  6545 pikë
  • Novak Gjokoviç –  6325 pikë
  • Stan Vavrinka –  6140 pikë