Lëvizjet e Juventusit në merkato; pas Szszesnyt erdhi edhe De Sciglio

Juventus mbylli të gjitha tratativat me Arsenalin dhe solli përfundimisht portierin Szczesny në Allianz Stadium në Torino. ‘Zonja e Vjetër’ firmosi me futbollistin e përfaqëesueses polake një kontratë 4 vje☼are, ndërkohë që në arkat e klubit londinez derdhi 12.2 milionë Euro për kartonin e tij. ‘Është një moment që po e prisja prej 2 muajsh-tha Szczesny-erdha këtu për t’u përmirësuar dhe për të fituar. Është një hap përpara në karrierënt time e për më tepër, është e vështirë të refuzosh një skuadër si juventusi’. Por kampionët e Serisë A nuk e lanë me kaq. Juventusi zyrtarizoi edhe blerjen e mbrojtësit De Sciglio nga Milani duke shpenzuar 12 milionë Euro që do të shoqërohet edhe me një bonus prej 500 mijë Eurosh. Juventus firmosi me De Sciglion një kontratë që skadon në vitin 2022, me futbollistin që u nisur menjëherë drejt SHBA për turneun veror të bardhezinjve.

sfidanti.al