Siguria e pilotëve është problemi më i madh që shoqëron garat e shpejtësisë në automobilizëm apo motociklizëm. Për këtë arsye kërkohet të merren masa gjithnjë e më të forta në mënyrë që të mos ketë traghgjedi në pista të ndryshme. Në Formula 1 kanë vendosur të aplikojnë sistemin ‘Halo’, dicka që do të bëhet duke nisur nga viti 2018. FIA mori këtë vendim të cilin skuadrat janë të detyruara ta zbatojnë pas një takimi me Grupin Strategjik të zhvilluar në Gjenevë të zvicrës. Zgjedhja e Sistemit Halo për sigurinë e pilotëve u bë pasi sistemi tjetër ‘Shield’ rezultoi i dështuar. vetëm pak ditë më parë Vettel e testoi atë me gjermanin që mbeti i pakënaqur. Mësohet se në sistemin mbrojtës Halo do të bëhen edhe disa modifikime që do të propozohen nga vetë drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Formula 1.
sfidanti.al