Gjokoviç: Unë nuk jam më i njëjti, mos harroni se jam baba i dy femijeve

Novak Gjokoviçi, para dy vitesh ishte tenisti nr.1 në botë dhe e kishte të hapur rrugën që të bëhesh një nga më të mirët të të gjitha kohërave në botë,por, për shkak të dëmtimeve të shumtë, ai humbi vazhdimësinë, duke rënë, madje, deri në vendin e 22-të në listën e ATP-së, ndërkohë që tani ai ka një dëshirë të madhe që të kthehet edhe një herë tjetër në majën e tenisit botëror. Ka disa muaj që ai po stërvitet me intensitet të lartë, duke u përpjekur që të arrijë me çdo kush formën e tij të mirë të dikurshme, ndërkohë që shumë punë, siç thotë ai, varen nga vetëbesimi.

“Unë kam ngjitjet dhe rëniet e mia, por, sidoqoftë, unë kam nevojë që të kapë ritmin, të fitoj shpejtësinë që kam pasur. Megjithatë, ka periudha, kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Edhe shpejtësia varet nga vetëbesimi”, vuri në dukje Gjokoviç, duke theksuar se edhe ai nuk është më ai që ka qenë para dy ose tre vitesh.

“Unë nuk jam më ai që kam qenë para dy ose tre vitesh. Unë tani bëj një jetë tjetër, jam baba i dy fëmijve, prioritetet e mia kanë ndryshuar. Tani, prioriteti im nuk është vetëm tenisi, tani kam edhe prioritete të tjerë. Unë duhet t’i përshtatem situatës së re të krijuar dhe të gjejë mënyrën më të mirë që t’i balancojë të gjithë aspektet e jetës”, tha tenisti serb Gjokoviç që, momentalisht, ndërsa po merr pjesë në turneun Grand Slam, Rolan Garos, është tenisti nr.13-të në botë.

Sfidanti.al