Tribuna më e çuditshme në botë, më mirë shihet qyteti sesa ndeshja!

Stadiumi i ekipit FK Ural të qytetit rus Jekaterinburg do të jetë mikpritës i katër ndeshjeve të kampionatit botëror të ardhshëm (Egjipt-Uruguai, Francë-Peru, Japoni-Senegal, Meksikë-Suedi), por, ndërkohë, shikuesit e njerës prej tribunave të tij do të kenë një pamje me të vërtetë të pazakontë. Stadiumi “Arena” i qytetit të mësipërm rus është i vetmi stadium i Kupës së Botës Rusi-2018 që, krahas stadiumit të Moskës, “Lluzhnjiki”, nuk është i ri, por është adaptuar ai ekzistuesi. Stadiumi i vjetër është ndërtuar, më 1957, dhe, për shkak të një dizajni specifik, ai është i mbrojtur nga një ligj rus që nuk lejon ndërhyrje ndërtimore në të. Ai ka pasur një kapacitet prej 23 000 vendesh, por, sipas rregullave të FIFA-s, të gjithë stadiumet e Kupës së Botës duhet të kenë, të paktën,35 000 vende, kështu që organizatorëve u shkoi në mend një ide marramendëse.

Vetëm për nevojat e Botërorit, jashtëkonfigurimit të stadiumit, por, vetkuptohet, me pamje nga fusha,është ngritur një konstruksion i madh prej çeliku për 12 000 vende të tjera. Kjo tribunë e montuar del jashtë konturit të stadiumit ekzistues dhe është e pambuluar, ndërkohë që rreshti më i lartë i saj do të jetë në nivel me mbulesën e stadiumit në lartësinë prej 45,5 metrash dhe që atje mund ta shohësh mjaft mirë të gjithë qytetin Jekaterinburg. Ky edhe është problemi më i madh i këtij stadiumi, pasi nga kjo tribunë e rë më mirë duket qyteti me atraksionet e veta të shquara sesa vetë ndeshja ose golat eventualë që do të shënohen gjatë saj, ndërkohë që shumica e tifozëve atje nuk do të mund ta shohë tabelën elektronike!

Sfidanti.al