Formula 1, Ferrari ‘I heq vellon’ makinës së re

SF 1000, kështu quhet Ferrari që do të drejtojnë Vettel dhe Leclerc në Botërorin e Formula 1 të vitit 2020. Në teatrin Romolo Valli në fakt është berë prezantimi I makinës së re të Kokëkuqes që I bën homazh garës së saj të 1000 në Formula 1 që do të jetë Cmimi I Madh I Kanadasë.

Makina e re është si gjithnjë opake, por e kuqja është më e errët , numrat janë të bardhë dhe më të mëdhenj të rrethuar nga një gjyre e kuqe e shndritshme stil I viteve 80. Në pjesën qendrore është një strishë 3 ngjyrëshe.

‘Pragu I sezonit këtë vit është pak më ndryshe-tha Leclerc-e njoh ambientin dhe është viti im I dytë këtu. Kam besim dhe mezi po pres. Jam përgatitur fizikisht në mal, në aspektin psikologjik do tentoj të jap më të mirën time së bashku me skuadrën. Kemi punuar së bashku për të bërë një makinë më të mirë dhe për të mësuar nga gabimet e së kaluarës. Tortellini? Duhet të humbas disa kg’.

Entuziast dhe optimist duket se është edhe Sebastian Vettel

‘Makina më pëlqen shumë dhe duken disa ndryshime-tha Vettel-pjesa e prapme është ngushtuar. Mezi po pres tra drejtoj, por më duhet të pres edhe një javë. Ndihem edhe pak italian. Për ushqimin për shembull, por I dua edhe njerëzit dhe kulturën.  E sidomos kam një pasion të madh për Ferrarin që është një pjesë e madhe e historisë italiane. Është e pamundur të bësh parashikimi, kanë qenë orë të shumta pune dhe këtë e ndjej kur e drejtoj të gjithë këtë. Ju garantoj impenjim maksimal, ashtu sic është edhe impenjimi I të gjithë të tjerëve që punojnë për Ferrarin. Për pjesën tjetër duhet pritur’.

Sfidanti.al