Dhimbja e Vanessa Bryant: Nuk arrij dot të pranoj se Kobe dhe Gigi kanë vdekur

Kur kanë kaluar pak më shumë se 2 javë nga aksidenti tragjik me helikopter I kobe Bryant dhe vajzës Gianna që ndryshe e thërrisnin Gigi, bashkëshortja e legjendës së NBA, Vanessa, ende nuk arrin dot ta pranojë ndarjen nga jeta të tyre.

‘Truri im refuzon të pranojë se kanë ikur-shkruan Vanessa Bryant në profilin e saj në Instagram-është sikur po kërkoj të kapërdij humbjen e Kobe, por trupi im nuk arrin të perceptojë se Gigi nuk do të kthehet më tek unë. Më duket si dicka e gabuar. Përse duhet të zgjohem edhe një ditë tjetër kur vajza ime nuk mund ta bëjë këtë? Më duket sikur po cmendem. Kishte kaq shumë dëshirë për të jetuar’.

Në këtë moment të trishtuar dhe tragjik, bashkëshortja e ish kampionit të NBA, përqendrohet te vajzat e tjera, Natalia, Bianka dhe Capri me të cilat ndan një dhimbje të madhe.

‘Nuk mund të jem me Kobe dhe Gigin, por për fat të mirë mund të besoj te Natalia, Bianka dhe Capri-vijon postimi I Vanessës-e kuptoj se ajo cfarë ndjej është normale. Është pjesë e procesit të kapërcimit të zisë. Doja vetëm ta ndaja këtë dhimbje me ata që kanë përjetuar dicka të ngjashme, nëse ka ndonjë. Do të doja që ata të ishin këtu dhe ky makth të mbaronte. Lutem për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem, vazhdoni të luteni për të gjithë’.

Sfidanti.al