Ancelotti dhe shkarkimi nga Napoli: E ndjeva, kërkuan të më ndryshonin

Carlo Ancelotti ka nisur një jetë të re në Angli teksa ka marrë drejtimin e Evertonin. Efekti I italianit të klubi nga Liverpooli ka qenë I menjëhershëm teksa  kjo skuadër në 8 ndeshje ka grumbulluar 17 pikë. Megjithatë italiani nuk e ka harruar momentin e shkarkimit si trajner I Napolit dhe për këtë ai flet në një intervistë për të përditshmen ‘Corriere Della Sera’

‘Kjo aventurë nuk u mbyll mirë, por ishte eksperiencë pozitive, De Laurentiis më tha se po mendonte që të ndërronte trajner-tregon Ancelotti-e pyeta nëse ishte I sigurt për këtë dhe pasi konfirmoi qëndrimin e tij, fillova kërkimet për një skuadër tjetet. Nuk doja të paguhesha pa punuar dhe si për koincidence  u lirua pankina e Evertonit  dhe unë e pranova’

Ancelotti më pas thekson se te Napoli u përpoqën që ai të ndryshonte mënyrën e tij të punës dhe të ishte pak më I ashpër dhe kjo italianin e bezdisi

‘E ndjeva shkarkimin, më bezdisi fakti që m’u tha të isha I ashpër-vijoi Ancelotti-nuk mund të më punësosh dhe më pas të më thuash të ndryshoj mënyrën e punës. Këtë ma kërkuan edhe te Paris Saint Germaini e Chelsea, vetëm te Milani jo sepse atje më njihnin’.

Por tani në jetën e Ancelottit është vetëm Anglia

‘Është një ambient tjetër, në disa stadiume italiane të krijohet përshtypka se njerëzit të urrejnë ndoshta sepse ke ndryshuar skuadër. Të ulen prapa pankinës dhe vërshojnë një lumë fyerjesh për 90 minuta. Këtu kjo sjellje është e pakonceptueshme-e mbyll intervistën e tij Carlo Ancelotti

Sfidanti.al