Arrivabene jo plotësisht i kënaqur: Ferrari të bëhet si Mercedes

Edhe pse nuk e fitoi kampionatin e Formula 1 këtë vit, te Ferrari askush nuk e hedh poshtë sezonin. Kokëkuqja italiane ka fituar 5 gara këtë vit, ndërkohë që ka arritur edhe disas pole position duke regjistrar paraqitjen e saj më të mirë që nga viti 2010. Por për Drejtorin e Përgjithshëm të Kokëkuqes, Maurizo Arrivabene, kjo nuk mjafton për një skuadër legjendare si Ferrari.

‘Këto janë shifra të rëndësishme, por e vetmja gjë që vlen është fitorja e kampionatit-tha Arrivabene -ato tregojnë se kemi bërë një punë vërtet të mirë, por ne nuk e fituam kampionatin që do të thotë se kjo nuk mjafton dhe se vitin e ardhshëm duhet të bëjmë më shumë’.

Arrivabene shtoi se e respekton skuadrën e Mercedes dhe kjo për faktin se ajo është mësuar  të fitojë gara, gjë që duhet të ndodhë edhe me Ferrarin

‘Mercedes është një skuadër e organizuar shumë mirë dhe  është mësuar të fitojë-shtoi Arrivabene-unë kam respektin më të madh për të. Do të jetë dicka fantastike nëse ne vitin e ardhshëm do të rivalizojmë sërish me të. Një fitore apo një pole position i ferrarit nuk duhet të shihet si rezultat i vecantë, por duhet parë si një shpërblim i punës sonë’.

Sfidanti.al