Bostonin dhe Hjustonin nuk ka kush i ndal

Bostoni konsolidon pozitën e tij si kryesues i konferencës së  Lindjes në NBA. Skuadra e Seltiks mposhi në ndeshjen e saj të radhës Denverin me rezultatiin 124-118. Diferencat në parket mes skuadrave ishin të vogla  deri në fundin e periodës së dytë kur Bostoni vendosi që të nisë arratinë në këtë përballje falë pikëve të Larkin dhe Tatum, ndërkohë që firmën e fundit në këtë fitore të Seltiks e hodhi Kajri Irving  që e mbylli sfidën me 33 pikë.

Ndërsa në Konferencën e perëndimit është Hjustoni që për momentin kryeson klasifikimin me skuadrën teksane që  nuk duket se ka ndërmend ta lëshojë vendin e parë. Rokets mundi Sharlotën në ndeshjent e tij me rezultatin 108-96 duke e cuar në 22  numrin e fitoreve, ndërkohë që ka 2 humbje më pak se ndjekësit e Golden Stejt. Hjuston e dominoi totalisht ndeshjen duke e cuar deri në 22 pikë diferencën me Hornets. Njeriu i sfidës ishte Kris Pol me 31 pikë, ndërsa Harden e mbylli sfidën me 21 pikë

Fitore shënoi edhe Portland që mundi majemin 02-95 në një ndeshje ku u duk se gjithcka po shkonte në favor të skuadrës nga Florida. Hit arriti që të marrë kryesimin në fillimin e sfidës duke krijuar avantazh prej 12 pikësh, por skuadra e Trejlblejzërs e përmbysi këtë disavantazh dhe e ktheu ndeshjen në favorin e saj duke e fituar atë.

Sfidanti.al