Tregolëshi i bekuar i Ronaldos i solli Juventusit 10,5 milionë euro!

Tregolëshi që Kristiano Ronaldo shënoi në ndeshjen revansh të 1/8-së së finaleve të Ligës së Kampioneve që Juventusi e fitoi
3-0, duke e kualifikuar për në çerekfinale të LK-së, e rriti 24 për qind vlerën e aksioneve të këtij klubi torinez
Të mërkurën në mëngjes, pra pak më shumë se tëtë orë mbas përfundimit të ndeshjes në fjalë, vlera e aksioneve, më saktë e një aksioni të Juventusit në bursën italiane arriti në 1,58 euro nga 1,22 euro që ishte të martën para ndeshjes, duke u rritur kështu 24 për qind. Kjo rritje vjen tri javë, pasi çmimi i aksioneve të Juves ra mbas humbjes së saj 2-0 nga Atletiko në Madrid.
Që tabloja të jetë më e qartë, ju bëjmë të ditur se tregolëshi i Ronaldos i siguroi Juventusin kualifikimin në çerekfinale të LK-së dhe fitime prej të paktën 10,5 milionë eurosh.
Sfidanti.al