Për herë të parë gjatë këtij sezoni dhe për herë të parë me Diego Simeonen në stolin e drejtimit, Atletiko e Madridit nuk goditi asnjëherë në kuadratin e portës kundërshtare në një ndeshje të Ligës së Kampioneve (LK). Humbja 3-0 i ka zhgënjyer shumë lojtarët e klubit të dytë më të mirë të Madridit që ndoshta shpresonte të shkonte deri në finale të LK-së.
Mesfushori i ri i Atletikos, Saul Nigez, e pranoi superioritetin e Juventusit në të gjithë drejtimet, duke theksuar se asnjë ekip tjetër nuk i kishte mbizotëruar ata kështu:
“Kur kundërshtari është më i mirë dhe i fiton pothuajse të gjithë duelët, ai vetëm se duhet të përshëndetet. Ata luajtën dhe lëviznin aq mirë në fushë, saqë ne nuk arrinim as të reagonim, ne thjesht humbëm në fushë. Madje, ne me vështirësi arrinim t’i faullonin futbollistët kundërshtarë! Ne nuk arritëm ta godisnim asnjëherë kuadratin e portës kundërshtare. Asnjë ekip tjetër nuk na ka mbizotëruar kështu”!
Sfidanti.al