Gjokoviçi tradheton në Indiana Uells me 32 gabime “spektakolare”!

Novak Gjokoviçi, për habi të të gjithëve, e përfundoi përfaqësimin e tij në turneun e mjeshtrave që po zhvillohet në Indiana Uells, pasi në raundin e tretë u mund me sete 0-2 (4-6, 4-6) nga Filip Kolshrajber.
Tenisti serb luajti shumë poshtë nivelit të tij, madje duke bërë 32 gabime të panevojshme, dhe tenisti gjerman me përvojë diti që t’i shfrytëzojë këto gabime, duke arritur deri te fitorja dhe duke u kualifikuar për në raundin e 4-t të turneut në fjalë. Për Kolshrajberin, kjo ishte fitorja e parë kundër raketës nr.1 të botës në karrierën e tij dhe, në të njëjtën kohë, edhe e dyta, mbas 10 vitesh, kundër Gjokoviçit.
Ndryshe nga Gjokoviçi, Rozhe Federeri nuk pati asnjë problem, duke mundur 2-0 (6-3, 6-4) në raundin e tretë, brenda 59 minutash, bashkatdhetarin e tij, Sten Vavrinka. Në raundin e 4-të Federeri do të ketë përballë britanikun Kajl Edmund.
Pjesëmarrjen e tij në turne e vazhdon edhe Rafael Nadali që triumfoi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-1) mbi argjentinasin Shvarcman dhe që në raundin e 4-të do të ndeshet me serbin Filip Krajinoviç.
Sfidanti.al