Sheiku i Katarit zhgënjehet : Champions-i nuk fitohet brenda natës!

PSZH-ja pësoi një “goditje evropiane” të fortë. Edhe gjatë këtij sezoni të Champions-it, “të shenjtët” dolën, shpejt, jashtë garës, pavarësisht nga qindra miliona eurot që investuan në këtë ekip të shtrenjtë sheikët e Katarit. Edhe gjashtë vite, qëkur ata e morën përsipër këtë klub francez, sheikët ende e kanë ëndërr trofeun më të rëndësishëm evropian. Por, megjithë eliminimin e hershëm, presidenti i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, që paralajmëroi, më 2013, fitimin e Champions-it brenda pesë viteve, thotë se klubi ndodhet në rrugë të mbarë…

“Ne nuk e realizuan atë që dëshironim, me të vërtetë, jemi të zhgënjyer dhe jo vetëm neve, por edhe tifozët. Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë sesi ta progresojmë ekipin. Champions-i nuk fitohet brenda natës, pasi ky është një proces gradual, por ne jemi në rrugë të mbarë”, vuri në dukje pronari arab i PSZH-së.

Sfidanti.al