I  shpërfilluri  Kasijas.. vendos një rekord të ri në Champions

Portieri i njohur spanjoll, Iker Kasijas, arriti që ta ruante të paprekur rrjetën e portës së Portos në ndeshjen kundër Liverpulit në “Enfild”. Praktikisht, ndeshja nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi Liverpuli fitoi në Portugali 0-5, por, sidoqoftë, Iker Kasijasi bëri disa ndërhyrje të shkëlqyera, por ajo që ka më shumë rëndësi, është se ai nuk pësoi gol në ndeshjen e vet të 56-të (të 58-të, përfshi edhe dy ndeshje kualifikuese) në Ligën e Kampioneve.

Këtë shifër, deri tani, nuk e ka arritur asnjë portier tjetër, por, megjithatë, duhet të theksohet se këtë rekord Kasijasi e vendosi, ndoshta, në ndeshjen e tij të fundit në konkurrimin më elitar të Evropës. Në fakti, Ikeri, gjatë verës, do të largohet nga Porto dhe çështja është, nëse ai do të qëndrojë në Evropë, pra, do të gjejë ose jo ndonjë klub që të marrë pjesë në Champions-in e ardhshëm.

Sfidanti.al