Sa mire që iku Hazard, fanela me nr 10 “priste” brazilianin Vilian….

Çelsi publikoi numrat e bluzave të futbollistëve për sezonin e ri dhe i vetmi ndryshim i rëndësishëm në krahasim me sezonin e kaluar, është ai se bluza me nr.10 që ka mbajtur deri sezonin e kaluar te “blutë” e Londrës Eden Hazard që u transferua së fundmi te Reali i Madridit, tani do t’i përkasë futbollistit brazilian Vilian që sezonin e kaluar mbante veshur bluzën me nr.22.

Duke qenë se klubi londinez është dënuar nga UEFA që të mos blejë lojtarë të rinj, gjatë këtij sezoni transferimesh në “Stemford Brixh” nuk erdhi asnjë futbollist ri, veç atyre që janë dhënë hua.

Sfidanti.al